Ligji për media në duart e një qeverie që uzurpoi lirinë e shtypit

Debatin parlamentar për ligjin për mediat, opozita e ka vlerësuar si një luftë shumë të vështir, ndaj një qeverie e cila tetë vite me radhë, qeverisjen e vet e ka bazuar në uzurpimin e lirisë së mediave.

Sipas Jani Makraduli nga LSDM-ja, është absurde të flasësh për ligj të mediave që vjen nga kjo qeveri e cila e degradoi, nënçmoi, përçau dhe korruptoi gazetarinë. Makraduli akuzoi qeverinë se përmes tenderëve të ndryshme ka uzurpuar disa nga mediat e vendit.

“Qeveri e cila largoi gazetarët nga galeria në kuvend, qeveri e cila rrihte gazetarët, arrestonte dhe i dënonte. Qeveri  e cila përmes ministrit të brendshëm shtroi kërkesë për tu shqyrtuar puna e Tv Alsat për informim të balancuar rreth disa ngjarjeve të caktuara që i prezanton në lajme. Dhe kjo ishte puna e vetme dhe rendi i vetëm i ditës që këshilli radifuzv e kishte në këtë periudhë, përveç mbylljes së mediave”, tha  Jani Makraduli, LSDM.

“Ju keni problem, pa aftësinë e partisë suaj që të reformohet dhe riorganizohet dhe të sjell njerëz të ri, dëshironi ta arsyetoni me atë se të tjerët u kanë faj. Ju jeni më të mirët. Vazhdoni kështu dhe një ditë sigurisht se do të korrni sukses”, u shpreh Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Në anën tjetër, deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu, ka thënë se edhe në rastet kur po trajtohet ligji për veprat audio dhe audio-vizuale dhe për mediat, përsëri nuk është parë e arsyeshme që të intervenojnë për sa i përket pjesës së kanalit parlamentar, ku emitohen vetëm këngë nacionaliste maqedonase, këngë kishtare, që diskriminon gjuhën shqipe dhe fjalimet e deputetëve shqiptarë. 

“Por, fatkeqësisht, kjo gjë BDI-së aspak nuk i pengon, saqë kanë filluar edhe ata vetë të flasin dhe të kënaqen kur flasin maqedonisht”, ka thënë Fazliu. Por, përgjigja e BDI-së ishte se është mirë kur nga opozita, pikërisht deputeti Makraduli ngre këto çështje pasi ai edhe vet është kryetar i Këshillit të Kanalit të Kuvendit. 

Deputeti Nexhati Jakupi ka thënë se është për t’u përshëndetur që më në fund të dëgjohen zëra qoftë edhe nga opozita maqedonase, se së paku në kanalin e Kuvendit koncepti programor duhet të ndryshohet edhe në favor të emetimit të programeve që janë në gjuhën shqipe. 

“Ne këtë në vazhdimësi kemi reaguar rreth konceptit dhe përmbajtjes së kanalit televiziv. Bile mund të them se nuk ka kurrfarë koncepti jashtë emetimit të seancave kuvendore dhe komisioneve. 

Por, ne në vazhdimësi kemi kërkuar që të konceptohet programi dhe të ketë edhe fond programor edhe në gjuhën shqipe, aq më tepër që kolegu Makrduli është edhe kryetar i Këshillit të Kanalit Kuvendor dhe shpresojmë që ky qëndrim i tij do të jep një impuls më tepër puls që të bëjmë një intervenim dhe përmirësim në përmbajtjen e kanalit të kuvendit”, ka thënë Jakupi.

Lajme të ngjashme

Back to top button