4 rregullat e shenjta të bukurisë franceze

Në prapaskenën e sfilatës së Isabel Marant, modelet shpenzojnë më shumë kohë për të hequr grimin nga sfilatat e mëparshme sesa për t’u përgatitur për sfilatën e radhës. Vetë Isabel nuk grimohet ndonjëherë; stilistja franceze është mishërim i konceptit për bukurinë, që ka rregullat e veta, transmeton anabel.al.

Së pari, modelet e flokëve krijohen mbi formën, ngjyrën e tyre natyrale

Francezet nuk ndjekin një trend të caktuar për flokët; kështu në sfilatën e Isabel Marant modelet u shfaqën me flokët e tyre natyralë.

Së dyti, më e rëndësishmja është të trajtosh lëkurën

Modelet Gigi Hadid, Taylor Hill dhe gjithë të tjerat shijuan një trajtim lëkure me vajra bimorë përpara sfilatës. Lëkura duhet të shkëlqejë, jo të ngjisë!

Qerpikët nuk kthehen

Pak rimel, sa për të krijuar pamje natyrale të qerpikëve, mjafton për një sfilatë franceze. Sytë e lyer fort me qerpikë të gjatë, të dendur, të kthyer, nuk është shija e tyre.

Vetullave nuk u jepet formë me laps, por me xhel

Në ka diçka që vajzat franceze nuk do ta bëjnë ndonjëherë është të krijojnë vetullat “perfekte alla Instagram”. Në raste të veçanta, ato parapëlqejnë t’u japin vetullave formë me një xhel të tejdukshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button