Zgjedhjet në Gjeorgji, “Ëndrra gjeorgjiane” korr një fitore tjetër

Partia në pushtet “Ëndrra gjeorgjiane” ka fituar në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Gjeorgji, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se nga më shumë se 70 përqind të materialit të përpunuar zgjedhor, partia “Ëndrra gjeorgjiane” ka fituar 49.95 përqind të votave.

Partia opozitare Lëvizja e Bashkuar Kombëtare (UNM) ka fituar 26.63 për qind të votave.

Kryeministri gjeorgjian Georgy Kvirikashvili mbrëmë vonë shpalli fitoren përkundër kritikave të UNM-së se zgjedhjet janë të kurdisura.

Në zgjedhje morën pjesë gjithsej 19 parti, gjashtë koalicione dhe 816 kandidatë të cilët kërkuan votat e 3.5 milionë qytetarëve për të fituar një ose më shumë ulëse nga 150 vende në parlament.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button