Makraduli: Qeveria harxhon 500 mijë euro për propagandë kundër Zaevit

“Sot me parat e qytetarëve bëhet një kampanjë e zezë kundër kryetarit të LSDM-së.
Duke llogaritur të shkruarat nëpër gazeta dhe billbordet,  shuma që harxhon qeveria për këtë kampanjë kushton 500 mijë euro” deklaroi deputeti i LSDM-së në Kuvend Jani Makraduli në seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në debatin për ndryshimin e ligjit për medium.

Makraduli ka akuzuar se qeveria në vazhdimësi siguron pozicionin e sajë duke financuar media me para të qytetarëve.

“Një propagandë e këtillë që e shohim në vitin 2013 të paguar në Televizionin Sitel me miliona euro, krijon një fotografi joreale në Maqedoni që i ndanë qytetarët”, tha Makraduli.

Ai akuzoi edhe servisin publik për radiodifuzion se është vënë në funksion të qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button