Ministria e Mbrojtjes: Kërkesa për rritjen e rrogave po shqyrtohet

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në konferencën e sotme për shtyp të Sindikatës së Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë në të cilën theksohet se gjithmonë kanë qenë të hapur për të biseduar për të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me të punësuarit në mbrojtje.

Në kumtesë, Ministria dikasteriale thekson se në pagesën e kompensimeve nuk ka kurrfarë ngecje, gjegjësisht se janë paguar qiratë, kompensimi për transport, kompensimi për shërbim të trupës dhe kompensimin për jetë të ndarë.

“Me përfaqësuesit e sindikatave disa herë kemi biseduar edhe për kërkesën për rritjen e rrogave dhe siç njoftuam e njëjta është në fazë të shqyrtimit. Ministria e Mbrojtjes punon në mënyrë publike dhe transparente dhe tërë këtë fokus ia jep Armatës së Republikës së Maqedonisë të cilët sërish dëshmojnë se janë profesionistë. Pikërisht për këtë dhe ndaj buxhetit të mbrojtjes sillemi maksimalisht në mënyrë amvisërore deh nuk ka asnjë denarë i cili është shpenzuar në mënyrë joproduktive. Përkundrazi ia arritëm qëllimit për t’i rritur kompensimet për shërbimin e punës për pjesëtarët e ARM-së në kufirin jugor për tërë 30 për qind”, theksohet në kumtesë.

Në lidhje me transportin e organizuar, MM-ja informoi se tenderi i parë ka përfunduar në korrik dhe se për 25 linja janë nënshkruar marrëveshje me transportuesit.

Prej atje presin që përfaqësuesit e sindikatave në diskutim të drejtpërdrejtë dhe të hapur, pa, siç theksohet qëllime të pasme dhe lëvizje të llogaritura politike, së bashku t’i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button