Sot promovohet manuali për aktivitete sportive dhe lojëra argëtuese për fëmijë dhe të rinj

Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim sot organizon Ngjarje promovuese të Manualit “40 aktivitete sportive dhe lojëra argëtuese për integrimin e fëmijëve dhe të rinjve”.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë nxënës, mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme nga e mbarë Maqedonia, përfaqësues të USAID-it, institucioneve mësimore, organizatave ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile, bashkësisë së donatorëve dhe të tjerë.

Në këtë ngjarje, nxënësit do t’i demonstrojnë aktivitetet sportive dhe lojërat argëtuese të Manualit të cilat mundësojnë interaksion midis pjesëmarrësve të përkatësisë së ndryshme etnike dhe zhvillimit të integrimit ndëretnik, ndërsa të gjithë vizitorët do të kenë mundësi të marrin pjesë në të njëjtat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button