Kosovë, opozita injoron Isa Mustafën, s’ shkon të flasë për demarkacionin

Gjatë ditës së sotme, kreu i Qeverisë Isa Mustafa, i ka ftuar në dialog rreth çështjes së demarkacionit, përfaqësuesit e partive opozitare në vend.

Por dy partitë opozitare AAK, e NSMA për Kosovën nuk duan të dëgjojnë fare për thirrjet e Mustafës.

I kontaktuar nga Gazeta Express, deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, është shprehur se kjo parti nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Isa Mustafa.

“Ne mendojmë që takimi me Kryeministrin ka përfunduar. Deputetët e Parlamentit të Kosovës e kanë fjalën tash e jo më Kryeministri. Vet Mustafa duhet të tërhiqet nga ajo marrëveshje”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, Zafir Berisha nga NISMA për Kosovën, ka thënë për Express, se në takim me Mustafën do të shkojnë vetëm nëse ai ofron ndonjë alternativë tjetër rreth çështjes së demarkacionit në të kundërtën nuk do të marrin pjesë.

“Nuk i komentojmë deklaratat e Mustafës. Edhe nëse bënë ftesë ne do ta analizojmë përmbajtjen e saj. Ne nuk shkojmë në takim që ti dëgjojmë muhalifet e tij. Jemi në anën e qytetarëve ne këtë mënyrë nuk e votojmë demarkacionin me asnjë çmim”, ka thënë Mustafa.

E kryeministri, Isa Mustafa, sot gjatë ditës ka thënë se nëse opozita nuk shkon në dialog me të, atëherë në ditët në vijim do të procedohet në Kuvend edhe çështja për Demarkacionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button