Izraeli arreston aktivistet e anijes humanitare “Flota e Lirisë”

Marina izraelite ka ndaluar anijen “Zaytoun-Oliva”, e cila në kuadër të “Flotës për Liri” lundronte drejt Rripit të bllokuar të Gazës, ndërsa forcat izraelite të sigurisë arrestuan 11 aktiviste dhe dy gazetare nga kjo anije u deportuan, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktivistja për të drejtat e njeriut dhe zëdhënësja e “Flotës së Lirisë”, Ellen Huttu Hansson për AA tha se 11 aktiviste nga anija ndodhen në paraburgim në burgun izraelit Givon, dhe se dy gazetare janë deportuar.

Ajo tha se aktivistet e arrestuara janë duke kontaktuar me avokatët e tyre. Hansson tha se gazetaret Huldah Rakme dhe Mina Harbollou janë deportuar nga Izraeli. Institucionet kompetente izraelite deri më tani nuk kanë komentuar rreth këtij rasti.

Marina izraelite ndaloi dje anijen me aktivistet e etnive të ndryshme në ujërat ndërkombëtare në rrugën për në Gaza dhe i përcolli atë deri në portin Ashdot, ku edhe u ndaluan aktivistet e anijes.

Anija “Zayouna-Oliva” më 14 shtator u nis nga Barcelona drejt Rripit të Gazës dhe në bord ishin dy gazetarë dhe 11 aktivistë, përfshirë Mairead Maguire, Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1976.

Fjala është për anijen i cili njihej edhe si “Anija e grave për Gaza”, që ishte pjesë e Flotës së gjerë për liri e cila përbëhet nga anije pro-palestineze të cilat përpiqen të arrijnë në Gaza dhe të thyejnë bllokadën disa dekadashe izraelite të rajonit palestinez në të cilin jetojnë rreth dy milionë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button