Merkel paralajmëron kaos të mundshëm në Evropë për shkak të Britanisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se duke i lejuar Britanisë së Madhe që të mbajë qasjen e plotë në tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian (BE), ndërsa të kufizojë emigracionin nga BE-ja, Evropës do t’i sjellë kaos, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel duke iu adresuar organizatës kryesore industriale lobiste gjermane theksoi rëndësinë e ruajtjes së “lirive themelore” evropiane, që përfshinë lirinë e qarkullimit të shtetasve të BE-së.

Kryeministrja britanike Theresa May paralajmëroi se Britania e Madhe para fundit të muajit mars të vitit 2017 do të inicojë procesin formal për dalje nga BE-ja, me prioritet të kontrollit të emigracionit.

Duke komentuar këto paralajmërime, Merkel vlerësoi se “negociatat nuk do të jenë të lehta”.

“Nëse nuk themi se qasja e plotë deri te tregu i brendshëm është i lidhur me pranimin e katër lirive themelore, procesi do të zgjerohet në Evropë, në të cilën secili do të bëjë çfarë të dëshirojë”, tha Merkel.

Rreth 46 milionë britanikë, më 23 qershor të këtij viti, përmes referendumit vendosën që vendi i tyre ta braktisë BE-në, pas çka një numër i madh i analistëve deklaruan se kjo do të jetë “goditja më e madhe për bashkimin e Evropës” në historinë e ekzistimit të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button