Berisha: Nxënësit u helmuan nga tymi i kanabisit, Beqaj: E pavërtetë!

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se 9 nxënësve të shkollës “Jashar Hoxha” në Paskuqan që përfunduan në urgjencë në spital, janë helmuar për shkak të tymit të kanabisit.

Berisha tha se policia po e fsheh krimin. Duke cituar mesazhin e një banori të zonës, Berisha tha nga foltorja e Kuvendit se pranë shkollës është djegur kanabis, transmeton Oranews.

Berisha: Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Shkollën e Paskuqanit. Ja çfarë më shkruan prindi i një goce. ‘Prsh zt.Berisha. Jam prindi i një goce që studion në Shkollën ‘Jashar Hoxha’ në Paskuqan.

Policia do ta fsheh si ngjarje të rrezikshme. Kanë djegur hashash ca njerëz të paidentifikuar dhe policia nuk ka bërë asnjë lëvizje për kapjen e këtyre njerëzve dhe shfaq këtë helmim si një ngjarje që nuk ka lidhje me hashashin’. Policia fsheh një krim të shëmtuar të kryer ndaj nxënësve të shkollës.

Policia fshehu aktin kriminal që ndodhi ndaj Prokurorit të Matit. Policia është bërë vetëm zbatuese e një direktive. Djegin gjithsej 1% të kanabis që presin. Grumbullojnë për llogari të Partisë Socialiste, 98% e të gjithë kanabisit që pritet, i cili në përgjithësi. Po ndodh një fenomen i paimagjinueshëm. Dje nuk janë zbuluar 10 ton, por 22 ton. Edi Rama ka porositur në mënyrë të prerë që çdo rrënjë që pritet të kalojë në magazinat e partisë. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Prindi thotë këtu të vërtetën.

Më pas reagoi, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, sipas të cilit fëmijët nuk kanë pësuar asnjë helmim.

Beqaj: Ajo që sapo dëgjuat nuk është e vërtetë. Të paktën ato 6 fëmijë të moshës 13 vjeçare vërtet janë paraqitur në spital, por nuk kanë asnjë lloj helmimi sipas shërbimit të Toksikologjisë dhe të Urgjencës Pediatrike të QSUT-së. Këtë e deklaron me përgjegjësi të plotë si ministër i Shëndetësisë. Shërbimi i Toksikologjisë në QSTU konfirmon se nuk ka asnjë lloj helmimi dhe nuk ka as klinikë shenjash që mund të ketë ardhur nga një tym.

Për fat të keq, ai dhe partia e tij e bëjnë edhe me shëndetin e shqiptarëve. Gjëja që është e shëmtuar sot, deklaratën kanë zgjedhur ta bëjnë jo nga oborri i SHQUP-t por nga oborri i QSUT. Besoj se është në interes të qytetarëve që ta dinë se këta fëmijë nuk kanë asnjë lloj helmimi. Besoj për çerek ore, ata fëmijë do të shkojnë në shpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button