Tashevska-Remenski: Nevojitet parandalim më i madh të dhunës familjare dhe ndjekje penale për kryerësit

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska-Remenski sot mbajti fjalim në Konferencën në temën “Mbrojtja dhe mbështetja e grave viktima të bazuara në dhunën gjinore” që u mbajt në organizim të Këshillit Kombëtar për Barazi Gjinore me mbështetjen e BE-së, Civika Mobilitas dhe UN Women.

“Analizat e bëra në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar tregojnë se edhe Republika e Maqedonisë është pjesë e problemit global të dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare që kërkon qasje multidisciplinare respektivisht gjithëpërfshirëse. Duke pasur parasysh se ende ekzistojnë zbrazëtira në shumë shtete duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë, duhet të pajtohemi se nevojitet urgjentisht të ndërmerret një përgjegjësi më e madhe në domenin e parandalimit, pengimit dhe mbrojtjes nga dhuna ndaj grave duke përfshirë edhe dhunën në familje, por gjithashtu edhe ndjekje penale për kryerësit”, tha ministrja Teshevska-Remenski.

Më këtë rast thekoi ajo se kjo është një mundësi për ngritjen e një nisme të përbashkët për marrjen e masave më efikase nga aspekti i ndryshimit dhe plotësimit të regullativës ligjore, si dhe revidim të kapaciteteve në mekanizmat e vendosura për mbrojtjen e viktimave në vendin tonë.

“Republika e Maqedonisë e nënshkroi Konventën e Këshillit të Evropës ose Konventën e Stambollit për pengimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave duke përfshirë edhe dhunën familjare në vitin 2011, me çfarë u krijuan kushte për marrjen e masave konkrete për parandalim, mbrojtje të viktimave të dhunës së bazuar gjninore, si dhe ndjekje penale të kryerësve të këtij lloji të dhunës duke përfshirë edhe dhunën familjare”, tha Tashevska – Remenski.

Ajo shtoi se me miratimin e Ligjit për parandalimin, pengimin dhe mbrojtjen nga dhuna familjare dhe ndërtimi i një pjese të standardeve të Konventës së Stambollit është bërë një hap para drejt avancimit të sistemit të mbrojtjes së grave viktima të dhunës duke përfshirë edhe dhunën familjare në shoqëri.

Pengimi i dhunës, mbrojtja e viktimave dhe ndjekja penale paraqesin themel të Konventës. Qëllimi i saj është gjithashtu ndryshimi i mënyrës së mendimit dhe i mentalitetit të individëve duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të një shoqërie, e veçanërisht burrave dhe djemve që t’i ndryshojnë bindjet e tyre dhe perceptimet lidhur me këtë.

Gjithashtu, Konventa është marrëveshja e parë ndërkombëtare që e përmban definicionin e gjinisë dhe e cila solli disa vepra penale siç është gjymtimet gjenitale, martesë e detyruar, abort i detyruar dhe sterilizim i detyruar. Kjo do të thotë se vendet për herë të parë do të duhet në regullativën e tyre ligjore ti vendosin këto vepra penale.

“Do të kisha dashur të theksoj se me ratifikimin e kësaj Konvente Maqedonisë iu hap edhe qasja në fondet e reja për mbështetje të shtetit në zhvillimin e serviseve dhe standardeve të cilët kjo konventë i vendos. Gjithashtu, e vetëdijshme se ky proces kërkon involvimin e të gjitha aktorëve relevant në të gjitha nivelet ju rikujtoj se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e hapur për bashkëpunim dhe për ndikimin e këtij plani si me organizatat qytetare ashtu edhe me organizatat ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë”, tha Tashevska – Remenski.

Fjalim në Konferencë mbajti edhe koordinatori i përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues i UNDP-së dhe UNFPA-së në Republikën e Maqedonisë Luiza Vinton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button