“Tradita vazhdon” të dielën në Studeniçan

Manifestimi ndërkombëtar kulturor-sportiv (pehlivan) “Tradita vazhdon” të dielën për të gjashtën herë do të mbahet në fshatin Studeniçan të Shkupit. Manifestimi do të mbahet në organizim të Shoqatës për Arsim, Kulturë, Sport dhe Ekologji, ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Do të marrin pjesë mundës-pehlivanë nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Greqia dhe Bullgaria, si dhe mundës nga Maqedonia në pesë kategori.

“Përveç pehlivanëve në ngjarje do të marrin pjesë edhe shoqata kulturore-artistike të cilat do të këndojnë dhe luajnë këngë dhe valle të vjetra. Banorët e Studeniçanit do të përgatisin ushqime të vjetra tradicionale të cilat janë karakteristike për rajonin e Karshiakës, rajoni i Shkupit”, thotë Afet Jashari, etnolog dhe organizator i manifestimit.

Ai sqaron se funksioni kulturor i pehlivanëve si sport tradicional dhe aftësi në komunën e Studeniçanit paraqet një lloj të artefaktit kulturor për shkak të posedimit të shumë elementeve me prapavijë kulturore në strukturën e tij të brendshëm.

Instituti për folklor “Maro Cepenkov” ka përgatitur elaborat me qëllim që mundja në pehlivan të mbrohet si trashëgimi kulturore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button