Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha më të gjata me diell. Në pjesët perëmdimore të vendit do të fryjë erë me drejtim perëndimor dhe jugperëndimor, ndërsa përgjatë Vardarit edhe me drejtim juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zeror deri në 9 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të lehtë deri në mesatare drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 19 gradë celsius.

Të premten do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa nga fundi i ditës edhe gjatë natës pritet që reshjet të jenë të bujshme.

Gjatë uikendit do të mbizotërojë mot stabil, të shtunën realitivisht i freskët me erë të lehtë deri në mesatare, ndërsa nga e diela do të ketë rritje të lehtë të temperaturave të ditës. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button