AI: Shtetet e pasura e shmangin përgjegjësisë që të pranojnë refugjatë

Organizata Amerikane për Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut Amnesti Interneshënël (AI) i akuzoi shtetet më të pasura të botës, se me vetëdije i ikin përgjegjësisë të pranojnë refugjatë në territorinë e tyre, duke zbuluar se këto vende kanë marrë më së paku njerëz.

Dhjetë vende që marrin pjesë me vetëm 2,5 për qind të bruto prodhimit kombëtar në botë (BPK) kujdesen për mbi gjysmën e 21 milionë refugjatëve dhe personave të zhvendosur, thuhet në raportin më të ri të AI-së.

Sekretari i përgjithshëm i AI-së, Salil Sheti u bëri thirrje të pasurve, të pranojnë më shumë refugjatë dhe e theksoi Britaninë e Madhe si “shembull i dëshpëruar” i një vendi i cili nuk e ka marrë një pjesë të përgjegjësisë së vet ndaj refugjatëve.

Sipas të dhënave të KB-ve Britania ka pranuar tetë mijë refugjatë sirianë, në pesë vitet e fundit, duke e vlerësuar që nga viti 2011, para se të fillojë kriza e refugjatëve në Evropë.

Aspak më e mirë nuk është situata edhe me SHBA-të ku janë të vendosur 12 mijë refugjatë nga Siria, ndërsa nuk ka asnjë refugjatë nga ky vend ku tashmë pesë vjet ka luftë qytetare, në Kinë në Rusi dhe në vendet e Gjirit Persik të cilat janë një nga vendet më të pasura në botë.

Për dallim prej tyre, në Jordan, vend i cili ka vetëm 1,2 BPK nga ajo e Britanisë, janë strehuar 650 mijë refugjatë sirianë. Në këtë vend ka gjithsej 2,7 milionë persona me status të refugjatit, gjë që është më e madhe nga të gjitha vendet e botës.

Në vendin e dytë është Turqia me 2,5 milionë, mandej Pakistani me 1,6 milionë dhe Libani me 1,5 milionë refugjatë nga Siria.

Qeveria në Londër kumtoi se Britania jep para dhe financiarisht i ndihmon vendet me refugjatë dhe tërë krizën e refugjatëve, por AI i hodhi poshtë këto sqarime si të pamjaftueshme dhe jo korrekte.

AI sqaroi se është plotësisht jokorrekte zgjidhja e problemit të refugjatëve të rregullohet sipas parimit – ja para por mbani larg nesh refugjatët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button