Një gostivaras ka kryer mbi 100 vjedhje në Ohër, Strugë dhe Kërçovë

Gostivarasi Xh.I. nga fshati Dobrosh, ka kryer qindra vjedhje në Ohër, Strugë dhe Kërçovë, njofton Portalb.

Zyra për Punë Kriminale nga Struga, i ka ngritur padi penale me të cilën ngarkohet për vjedhje të rënd, të kryera në dyqanet dhe në institucionet publike në Strugë.

Në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2016, Xh.I. në SPB Ohër është paraqitur për kryerjen e 104 veprave penale edhe atë 38 vepra në zonën e Ohrit, 30 në Strugë dhe 36 në Kërçovë.

Gostivarasi ka vjedhur dyqane, shtëpi, mishtore, agjenci turistike, barnatore, butiqe, automobile udhëtuese, prej të cilëve ka vjedhur para dhe mjete tjera, që sipas të dhënave, ka arritur të fitojë pasuri të paligjshme prej rreth 600.000 denarë.

Në Ohër ka kryer më shumë vjedhje, pasi që më 1 qershor të këtij viti ka dalë nga burgu. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button