Biden për Trump – “Prej çfarë dreq vendi është ky njeri?”

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, është shfaqur tejet i zemëruar me komentet e fundit të kandidatit për President të SHBA-ve nga Republikanët, Donald Trump, dhe e ka quajtur miliarderin një njëri komplet të pa informuar rreth çështjeve të ushtrisë, njofton Klan Kosova.

Trump duke folur në një tubim të hënën në Virginia vëri në pikëpyetje fuqinë psikike të veteranëve amerikanë të cilët kur kthehen nga lufta vuajnë nga çrregullime post-traumatike të stresit.

“Disa nuk mund të përballojnë atë që shohin”, tha Trump dhe kjo e ka zemëruar fort Joe Biden.

“Prej nga dreqi është ky njeri?”, ka thënë Biden gjatë një fjalimi të zjarrtë në Florida, për kampanjën e kandidates demokrate Hillary Clinton.

“Nuk mendoj se Trump donte të tregohej i keq, por ai është tmerrësisht dhe totalisht i painformuar”.

Trump nuk ka marrë kritika vetëm nga Biden. Edhe nëna e një veterani që vdiq ka PTSD (Çrregullime nga stresi post-traumatik) në një kronikë të New York Daily News e ka quajtur Trump-in injorant dhe njeri që flet absurditete.

Por, nga kampi i Trump kanë thënë se shefi i tyre është keqkuptuar qëllimshëm, duke iu nxjerrë fjalët nga konteksti me qëllim që t’i humbin vota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button