UNHCR: Sistemimi i padrejtë i refugjatëve e rritë krizën globale

­ Ngarkesa nga kriza globale e refugjatëve është sistemuar në mënyrë të padrejtë, sepse shumica e refugjatëve gjenden në më pak se 10 vende, paralajmërojnë organizatat humanitare, transmeton MIA.

Ata u bënë thirrje vendeve më të pasura sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje për krizën. Luftimet në Siri, Afganistan, Burundi dhe Sudanin Jugor janë shkak që numri i refugjatëve këtë vit të arrijë deri në rekord 21.3 milionë, njoftoi Komisariati i Lartë i KB­së për refugjatë.

Siç njofton UNHCR, 60 për qind nga refugjatët kanë gjetur vendstrehim në Jordani, Liban, Turqi, Pakistan, Iran, Çad, Etiopi, Keni, Ugandë dhe Kongo.

“Përgjegjësia për mbrojtjen e refugjatëve është në sistemimin e padrejtë”, theksoi përfaqësuesi i UNHCR­së, Uilliam Spindler. Organizata u bëri thirrje vendeve të zhvilluara të pranojnë më shumë refugjatë sipas mundësive të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button