Talenti italian shpërtheu në lot pasi realizoi ëndrrën duke shënuar gol për Milanin (Video)

I riu Manuel Locatelli ka shpërthyer në lot pas golit të parë me fanellën e Milanit, që e shënoi në fitoren prej 4:3 kundër Sassuolos

Milani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në xhiron e shtatë në Serie A. Skuadra e Montellas ishte duke humbur 3:1, por bënë një rikthim sensacional duke fituar në fund 4:3.

Talenti i ri italian, Manuel Locatelli, i cili është produkt i Milanit, realizoi golin për 3:3 për ekipin e Montellas, i cili më pas shpërtheu në lot, përcjell Gazeta Express.

“Ky gol është për familjen time dhe për të gjithë ata që besuan në mua”, tha ai për ‘Mediaset Premium’. “Ky është një moment që kam ëndërruar si fëmijë, edhe më tej nuk po arrij ta besoj”.

“Kur dëgjova atë zhurmë nga turma në stadium, nuk e besoja që shënova. Vetëm nisa të vrapoja pasi gjithçka ishte e vërtetë, unë realizova ëndrrën duke shënuar në këtë ndeshje”, shtoi talenti i ri, Locatelli. /Express

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button