SHVL-ja reagon për dëmtimin e pllakës përkujtimore

“Lidhur me ngjarjet vandale dhe të përsëritura që po ndodhin me dëmtimin dhe përdhosjen e përmendoreve dhe lapidareve kushtuar figurave më të ndritura të kombit, luftëtarëve të lirisë dhe dëshmorëve të rënë në luftën e fundit në Republikën e Maqedonisë,  Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega Shkup, shprehë indinjatën dhe revoltën e vetë duke i konsideruar këto ndodhi jo vetëm dashakeqëse por edhe me prapavijë anti kombëtare. Njëherit konsiderojmë se veprime të këtilla çojnë ujë në mullirin e atyre të cilët kombit shqiptarë por edhe marrëdhënieve të mira këtu te ne nuk ia duan të mirën”, thuhet në komunikatën e SHVL – UÇK, dega Shkup.

Ata vlerësojnë se dëmtimi i pllakës përkujtimore të dëshmorit Ismet Bajrami nga fshati Brezë, nuk mund të konsiderohet ndryshe vetëm se si ligësi dhe akt kriminal i vetë aktorëve të këtij, sipas tyre, veprimi qyqar.

“Duke u nisur nga fakti se ky është një veprim i përsëritur ne shprehim sa indinjatën po aq edhe habinë tone pse organet kompetente të hetuesisë nuk arritën të sqarojnë rastin dhe aktorët të nxjerrin para organeve të drejtësisë. Prandaj ne insistojmë në hetime të menjëhershme me qëllim të sqarimit të rastit dhe të parandalimit të përsëritjes të akteve të këtilla vandale në të ardhmen”.

14563478_1053386931425618_4977842959801975206_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button