Sela: Zgjedhjet në errësirë ​​nuk mund të jenë fer dhe demokratike!

Në dhjetor do të votohet në errësirë, sepse që nga ora 16 errësohet, dhe në një kohë të tillë kur shumica e liderëve të partive politike dhe funksionaret janë në rrezik se në qoftë se i humbasin zgjedhjet do të përfundojnë në burg, hyjnë në zgjedhje me një instinkt mbrojtës, ashtu që ata nuk do të jenë fer dhe demokratike, tha nga Lëvizja për reforma në PDSH, Zijadin Sela në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk.

Sipas Selës, nuk mund të zgjidhet kriza politike, pasi gjyqësori është plotësisht i politizuar.

“Qëndrimet tona ishin të qarta qysh në fillim kur shpërtheu kjo krizë politike me përgjimet. Ne në mbledhjen e parë të partisë sonë si një lëvizje për reforma kishim një qëndrim të qartë. Ne ftuam që në Maqedoni të vijë gjyqësori Evropian, i tipit EULEX. Qysh prej atëherë na ishte e qartë se vetëm përmes një prokurorie speciale publike nuk mund të zgjidhet kriza politike, duke marrë parasysh faktin se gjyqësori është krejtësisht i politizuar dhe i korruptuar.

Ky është realiteti në Maqedoni, nga ana tjetër kjo ka kontribuar që qytetarët të mos besojnë në sistemin juridik. E vetmja mënyrë për t’u rikthyer besimi në sistemin juridik, na duhet gjyqësor i pavarur që do të vijë nga vendet e huaja. Dhe qëndrojmë akoma në atë se vetëm në atë mënyrë do të kthehet drejtësia në vend dhe kriminelët do të përfundojë në burg dhe populli do të çlirohet”, tha Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button