Drejtori i Byrosë për siguri publike Çavkov konteston vendimet e ministrit Spasovskit

Drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov 11 ndërrimet e kryeshefave të MPB-së i vlerësoi si joligjore. Ai akuzoi se nuk është respektuar ligji për avancimin në polici ndërsa disa nga kryeshefat e rinj në kundërshtim me sistemin e karrierës kanë avancuar disa grada më lartë në sistemin e hierarkisë. Nga kabineti i ministrit Spasovski njoftuan se të gjitha ndryshimet janë bërë sipas marrëveshjes së 4 partive politike ose ndërrimin e 15 funksioneve udhëheqëse në Ministrinë e brendshme.

“As nuk mund të shkarkoni dikë e as nuk mund të vendosni dikë në kundërshtim me dispozitat dhe rregullat administrative që janë siguri e fuqishme për të punësuarit në MPB. Kemi kapacitete të fuqishme organizative dhe institucionale dhe nuk do të lejojmë në veçanti në këtë periudhë të prishet ky proces edhe krahas asaj që kemi ndërrime joligjore në MPB”, tha Mitko Çavkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button