Maqedonia me vdekshmëri të lartë nga kanceri

Me shetitje simbolike dhe garë humanitare (në gjatësi prej një kilometër) në suaza të manifestimit “Forca rozë” në organizim të Shoqatës “Borka” – Për çdo ditë të re, më shumë se 1.000 qytetarë sot në Parkun e Qytetit në Shkup u dhanë përkrahje të sëmurëve nga kanceri në gji dhe familjeve të tyre.

Bashkëshortja e presidentit të Maqedonisë Maja Ivanova në manifestim theksoi se e gëzon ajo që shetitja rozë u shndërua në traditë dhe veçmë vitin e tetë me rradhë e vizaton kordelen rozë.

Në këtë rast Ivanova u porositi bashkëqytetareve të saj të bëjnë vetëkontrolle të rregullta dhe me kujdes t’i dëgjojnë dhe zbatojnë rekomandimet e mjekëve për parandalim.

Në “marshin rozë” ka marrë pjesë edhe zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska e cila theksoi se janë këtu që të tregojnë se gratë të cilat luftojnë me kancerin në gji nuk janë vetëm.

Çmimi për pjesëmarrje në shetitje dhe garën humanitare arrin 350 denarë bashkë me një bluzë  me logon e manifestimit, ndërsa të gjitha mjetet e mbledhura do të destinohen për realizimin e aktiviteteve të planifikuara të Shoqatës “Borka”, në pjesën e ndihmës psikosociale dhe përkrahje ndaj të sëmurëve nga kanceri në gji, sigurimi i parukës për gratë të cilat nuk mund të blejnë, vizitë e të sëmurëve në Klinikën për onkologji, sigurimi i komunikimit të përditshëm  me një psikolog dhe edukimi i popullatës.

Ndryshe, Alsat M, njofton se Maqedonia është vendi i tretë në botë sipas përqindjes së vdekshmërisë nga kanceri në gji. Sipas të dhënave të Shoqatës “Borka”, numri i të prekurve nga kanceri në gji para tetë viteve ka qenë 600 ndërsa tani është 1200. Nga kjo shoqatë tregojnë se të gjitha terapitë e reja të nevojshme për shërim dhe të cilat mund ta zgjatin jetën, janë të pakapshme. Ndryshe sot me shëtitje simbolike dhe garë humanitare, më shumë se një mijë qytetarë sot në parkun e qytetit në Shkup u dhanë mbështetje të prekurve nga kanceri në gji dhe familjeve të tyre.

“Agjencia për ilaçe dhe Ministria e Shëndetësisë së bashku me klinikën e onkologjisë vendosën një ilaç të ri, duhet disa terapi, por konsiderojmë se kjo është pak dhe duhet të ridestinohen mjetet e buxhetit dhe t’i jepet kancerit prioritet në Maqedoni si sëmundje, të bëhet një fond i veçantë që të gjithë pacientët të kenë mundësi t’i kenë këto ilaçe bashkëkohore”, tha Biba Dodeva, shoqata “Borka”.

“E tërë bota këtë e zgjidh me tatime shtesë. Tatimi shtesë i duhanit, të paguhet më shumë për çdo gjë që ndodhë, të ketë tatim më të lartë për alkoolin, vetëm kështu mbushen buxhetet shëndetësore që të mund t’i bëjmë ballë ilaçeve të shtrenjta. Nëse marrim të ardhura mesatare prej 300 euro, është problem shumë i madh që një njeri të blejë terapi prej tetë mijë eurove në muaj”, u shpreh MIlan Risteski, drejtor i klinikës për onkologji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button