Aty ku uji kthehet në “gjak”, mijëra turistë rendin për ta parë (FOTO+VIDEO)

Një liqen i kripur, i njohur si “Deti i Vdekur i Kinës” është kthyer në një destinacion të preferuar për mijëra turistë.

Liqeni i kripur i lashtë që është formuar para 500 milionë vitesh dhe që zë 120 kilometra katrorë, nuk është në fakt një skenë krimi, por rezultat i natyrshëm i algave në ujë.

2

Me rritjen e temperaturave dhe intensitetit të dritës shkaktohen organizma të quajtura “salina – dunaliella” që e kthejnë ujin në ngjyrë të kuqe si gjak.

Ky fenomen është parë edhe në Francë, SHBA, Turqi dhe më shumë kohët e fundit në Iran.

“Në mjedisin detar, “salina – dunaliella duket e gjelbër”, tha Mohammad Tourian, një shkencëtar në Universitetin e Stuttgart, për liqenin në Iran, Urmia, që papritmas u kthye në të kuqe të ndezur, në Korrik.

“Megjithatë, në kushtet e kripësisë së lartë dhe të intensitetit të dritës, mikro-algat kthen të kuqe për shkak të prodhimit të karotenoideve mbrojtëse.”

Përveç se është si ngjyra e gjakut, uji i kripur do të thotë që njerëzit mund të notojnë lehtësisht në të, duke i mësuar emrin edhe liqenit: “Deti i Vdekur i Kinës”./tvklan.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button