Debat “Zhvillimi i institucioneve demokratike dhe të drejtave të njeriut në EJL dhe roli i OSBE-së”

Integrimi në BE u tregua si nxitje për efektivitetin e pabesueshëm në mbajtjen e progresit, i cili ishte arritur në Ballkanin Perëndimor dy dekadat e fundit. Ky rajon kërkon vëmendje nga bashkësia ndërkombëtare dhe meriton të inkurajohet se perspektivat e BE-së ende janë gjallë.

Këtë e theksoi Roberto Bateli nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore në debatin e quajtur “Zhvillimi i institucioneve demokratike dhe të drejtave të njeriut në EJL dhe roli i OSBE-së”, në suaza të Sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila mbahet  në Shkup.

Kur vlerësohet përparimi i rajonit, theksoi ai, nuk guxon të harrohet se faktorët si kriza migruese dhe e refugjatëve, rënia ekonomike globale, radikalizimi i të rinjve dhe çështja për luftëtarët e huaj terrorist dhe axhendat tjera të konflikteve të aktorëve kryesor e plotësuan barrën të cilën e mban ky rajon.

“Nuk guxon të harohet se Ballkani Perëndimor vetëm sa e përjetoi krizën më të madhe migruese që nga  kriza e vitit 1945. Kjo në vetvete dëshmoi për sfidat me të cilat përballet rajoni. Përparimi nuk mund të mbahet as nuk mund të betonohet përderisa përspektivat e BE-së janë të paqarta ose  në mënyrë rajonale shikohet si e lëkundur. Sipas meje, rikthimin të cilin e shohim  është simptomatik për këtë lloj. Konsideroj se Samiti  për 3B i mbajtur në Paris më 3 dhe 4 korrik ishte drejtuar pikërisht drejt inkurajimit të rajonit se perspektiva për integrimin në BE ende është e gjallë  edhe krahas Bregzitit. Ajo na nevojitet që të shmanget zhvillimi rajonal”, vlerësoi Bateli.

Ai theksoi se rajoni domosdo do të përballet edhe më tutje me sfida të jashtme dhe të brendshme, duke e prëfshirë edhe krizën e refugjatëve dhe migruese, radikalizimin dhe përhapjen e luftëtarëve të huaj terroristë, dobësinë në funksionimin e institucioneve demokratike, rrethanë politike e polarizuar dhe ndarje etnike, por si AP e OSBE-së me kontrollin e gjendjeve do të kenë paraqitje më të mirë  ku qëndrojmë që ta maksimizojmë efektivitetin e përgjigjes dhe përkrahjes së tyre.

Në sesionin e sotëm mbajti fjalim edhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Nikolla Poposki i cili përkujtoi se OSBE-ja është e pranishme në vend që nga pavarësia  dhe na ndihmon në përforcimin e institucioneve tona demokratike, ndërsa bashkëpunojmë edhe në shumë çështje të rëndësishme si ligjdhënia zgjedhore, vëzhgimi i zgjedhjeve.

“Aktivitetet e OSBE-së në vend vazhdimisht implementohen përmes programeve të përbashkëta në funksion të prioriteteve  shtetërore kyçe. Në këtë mënyrë i nxisim proceset reformuese njëkohësisht duke e plotësuar axhendën evropiane”, theksoi Poposki në fjalimin e tij.

Ai si veçanërisht të rëndësishëm e theksoi rolin e ODIHR-së në monitorimin e cikleve zgjedhore, vite prapa, por edhe ciklet zgjedhore që vijojnë.

Ndërsa në korrnizat e sesionit do të mbahet edhe tryezë e rrumbullakët me shefat e misioneve të OSBE-së në Maqedoni, Shqipëri, BeH, Kosovë, Mal të Zi dhe  Serbi.

Konferenca përfundon nesër kur do të debatohet për Përmirësimin e menaxhimit me migrimin ndërkombëtar në bazë të të drejtave të njeriut.

Sesioni vjeshtor i Asamblesë parlamentare të OSBE-së 2016 filloi dje, ndërsa tema e Konferencës parlamentare është “Përforcimi i masave për ndërtimin e besimit dhe qeverisjes së mirë në rajonin e OSBE-së”. Marrin pjesë rreth 350 përfaqësues të 57 trupave parlamentarë dhe të tjerë  të OSBE-së dhe organizatave tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button