Ja çfarë thotë Mijallkov për rastin “Arka”

“Prokuroria Speciale Publike (PSP) është dorë e zgjatur e LSDM-së”, thotë ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov në një deklaratë për Press24, duke shtuar se hetimi për rastin “Arka”, sipas tij, është vetëm konfirmim për të gjithë atë që funksionarët e VMRO – DPMNE-së, kanë folur në periudhën e kaluar, transmeton Portalb.

“Atë që e ka bërë PSP-ja me rastin e fundit, është e njëjtë me atë që e flasim në periudhën e kaluar. PSP funksionon si dorë e zgjatur e LSDM-së dhe ka qëllim të vetëm që në mënyrë të pabazë t’i diskreditojë personat nga udhëheqësia e VMRO – DPMNE-së, të cilët Zaev i sheh si konkurrentë, të cilëve nuk mund t’u shmanget”, thotë Mijallkov.

Ai thotë se të gjitha të thënat e PSP-së janë të shpikura.

“Me gjithë përgjegjësinë materiale dhe morale, them se të thënat në konferencën për shtyp të PSP-së janë plotësisht të shpikura dhe të pasakta. As s’i kam bërë dëm buxhetit, as nuk kam përfituar materialisht. Të gjitha aluzionet politike të PSP-së do të tregohen në procedurën përkatëse”, thotë Mijallkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button