Thethi pret vizitorë në të katër stinët

Ujëvara e Thethit, një nga mrekullitë e natyrës shqiptare, është monument natyre, një kryevepër e natyrës, ku uji i maleve bie furishëm në një shtrat të lugët dhe krijon një pamje që nuk harrohet lehtë, shkruan ATSH.

Nën rrjedhën e saj janë ngritur vaska guri, formacione shkëmbore të gërryera nga uji prej qindra vitesh.

Në këtë peizazh gjendet edhe kisha e Thethit, e pozicionuar në qëndër të fshatit, në një rrafsh të blertë dhe nën mbrojtjen e pemëve shtatlarta.

Ushqimi karakteristik dhe bio, aty ku kupton shijen e vërtetë të ushqimeve, atë shije që ke kohë që nuk e ke ndjerë.

Mbi të gjitha, në luginën e Thethit mbretëron qetësia dhe energjia që merret nga jeta e gjelbër, larg tymrave e ndotjeve.

Ky është peisazhi ik ëtyre ditëve në këtë lugine të bukur. Edhe pak ditë dhe ajo do të zverdhet nga stina e vjeshtës. Kjo ndryshe këtu në Theth quhet edhe stina e peizazhit.

Turistë nga vendi dhe bota ngjiten në këto lartësi dhe shijojnë bukurite natyrore të zonës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button