Nga sulmet ajrore ruse në Siri, në periudhën prej një viti janë vrarë 9,.300 persona

Mbi 9.300 persona, midis të cilëve 3.800 civilë, janë vrarë në kohëzgjatje prej një viti gjatë sulmeve ajrore në Siri, bëri të ditur sot Qendra siriane për vëzhgim të të drejtave të njeriut.

Në këtë ditë, vitin e kaluar, ushtria ruse filloi të intervenojë në konfliktin në Siri si mbështetje e regjimit të presidentit Bashar al Asad, transmeton BTA.

Nga 30 shtatori i vitit 2015 nga sulmet ajrore ruse në Siri e kanë humbur jetën 9.364 persona, theksoi në një komunikatë Qendra.

Midis viktimave ka 3.804 civilë, ndërsa janë vrarë edhe 2.746 xhihadisët nga SHI-ja dhe 2.814 luftëtarë të grupeve të ndryshme kryengritëse dhe islamike.

Paraprakisht, drejtori i Qendrës, Rami Abdel Rahman, deklaroi se për një vit aviacioni ushtarak rus ka vrarë rreth 10.000 njerëz në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button