Përballja më e gjatë e Isa Mustafës me opozitën (Video)

Të enjten, kryeministri Isa Mustafa u ftua në dy interepalanca para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

E para kishte të bënte me kodin telefonik, të cilin Kosova nuk e ka marrë ende, megjithë dialogun me Serbinë në Bruksel.

Ndërsa e dyta me situatën në veri të vendit, që nga partitë opozitare u cilësua si e paqëndrueshme, ndaj kërkuan që shteti ta shtrijë autoritetin në çdo cep të territorit.

Kjo ishte përballja më e gjatë e tij me opozitën, transmeton Klan Kosova.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button