Edhe rasti i fundit i PSP-së u diskutua në Parlament

­ Deputetët në kuadër të seancës së 121 të Kuvendit parashtruan pyetje të deputetëve deri te përfaqësuesit e Qeverisë.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Emill Dimitriev tha se që nga momenti i parë kur Maqedonia u ballafaqua me katastrofën natyrore Qeveria është mobilizuar për ta ndihmuar popullatën e goditur dhe është përgjigjur në mënyrë korrekte edhe me kontribut maksimal për ballafaqim me pasojat nga vërshimet katastrofike.

“Duke iu falënderuar institucioneve dhe qytetarëve u pastrua dhe filloi procesi i vlerësimit të dëmeve dhe pagesës së tyre. Kjo është katastrofa e parë natyrore në Maqedoni për të cilën Qeveria vendosi për pagesë 100 për qindëshe të dëmeve. Lëshimet eventuale duhet të analizohen dhe institucionet të veprojnë për to që të pengohet përsëritja e tyre në të ardhmen”, tha Dimitriev duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve.

Në pyetjen për akuzat e rastit “Arka” të PPS dhe nëse ka pasur njohuri për këtë dhe nëse ka akoma raste të tilla, kryeministri Dimitriev tha se “lënia e lëndëve në funksion të politikës tregon qartë se PPS punon sipas instruksioneve të opozitës”. Dimitriev nuk e komentoi lëndën dhe la hapësirë, siç tha, që të prononcohen institucionet kompetente.

Deputetja Renata Deskoska, e LSDM­së, e cila i parashtroi pyetjet tha se nuk është e kënaqur nga përgjigjja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button