LDK-ja u bë me dy kandidat për kryetar partie për zgjedhjet e brendshme më 14 mars

Lidhja Demokratike e Kosovë (LDK) pritet të mbajë zgjedhje të brendshme për kryetar më 14 mars, ndërkohë kandidaturën e kanë publikuar dy deputetët e kësaj partie, Anton Quni dhe Lumir Abdixhiku, transmeton Portalb.mk.

“Të dielën, më 14 mars, do të kandidoj për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, paralajmëroi Abdixhiku.

Ai vlerësoi që duhet të ringriten e të përfaqësojë sërish vendin tonë të mbarë e të mirë me njerëz të ndershëm, të zgjedhshëm, të dijshëm, punëtorë e kredibil.

“Po, do të jem kandidat! Më 14 shkurt morrëm rezultatin më të rëndë historik. Me vetëm 12.6% e me vetëm 110 mijë vota, u renditëm në pragjet më të ulëta politike. Ishte ndëshkim nga njerëzit tanë, nga qytetarët e vendit tonë, nga të njëjtit që dikur na kishin dhënë besim. E rëndë është rënia, por, më i pafalshëm do të mbetej mosreflektimi i thellë i yni në rrugëtimin tonë përpara. Ky rrugëtim kërkon ndryshim!”, deklaroi Abdixhiku, duke deklaruar që nuk do të ketë marrëveshje; s’duhet të ketë!

Kandidaturën për kryetar të LDK-së akoma nuk e ka mohuar as kryetari i Gjilanit, njëherit nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button