Kerry: Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet në Halep

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ajrore të kryera në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kerry ka mbajtur një fjalim në “Forumin e Ideve” të organizuar nga Instituti “Atlantic and the Aspen” në kryeqytetin Washington.

Pasi ka vënë në dukje se në Siri po ndodhë një tragjedi njerëzore Kerry tha se “nuk mund të ketë asnjë justifikim për ndodhitë në Halep. Nuk mund të shpjegohen me asnjë strategji”.

Ndër të tjera Kerry ka theksuar se këtë situatë ia kanë shpjeguar në mënyrë të qartë Rusisë. “Nuk bëhet fjalë për një bashkëpunim nën kushte të këtilla. Është e nevojshme që të shikojmë ndryshim”, tha ai.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se vetëm në tetë ditët e fundit në Siri kanë humbur jetën 400 persona Kerry tha se 100 prej tyre janë fëmijë.

Gjithashtu në lidhje me një pyetje nëse bëhet fjalë për një mundësi që ushtarët amerikanë të ofrojnë mbështetje nga toka ndaj luftës në Siri, Kerry është përgjigjur duke theksuar se një ide e tillë nuk është shtruar në tryezë.

“SHBA-të po hynë në luftë në Siri? Unë nuk mendoj kështu. Unë nuk besoj se ideja për të dërguar ushtarë nga toka do të mbështetet as nga Kongresi dhe as nga populli amerikan”, tha Kerry.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button