BE: Të gjitha partitë politike të fokusohen për zgjedhje kredibile
Bashkimi Evropian dhe partnerët e tij me vëmendje e ndjekin zhvillimin e ngjarjeve në Republikën e Maqedonisë dhe presin nga të gjitha forcat politike në vend të fokusohen në sigurimin e një procesi zgjedhor kredibil që duhet të ndodhë më 11 dhjetor, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Këtë sot, në emër të Komsionit Evropian e transmetoi zëdhënësja Maja Kocijançiç, duke deklaruar për MIA-n se “Komsioni vazhdimish thekson se të gjitha kushtet e duhura për zgjedhje të sigurta duhet që të respektohen në periudhën kyçe deri në zgjedhjet”.
“Organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve të tilla kredibile dhe demokratike janë të rëndësishme për vendin që të avancojë në rrugën euroatlantike. Prandaj, të gjitha forcat politike në vend duhet që të fokusohen në sigurimin e një procesi zgjedhor kredibil, me pengimin e frikësimit të votuesve, me ndarjen e aktivistëve të shtetit dhe të partive, sigurimin e raportimit të ekuilibruar mediatik dhe me ndihmën që të finalizohet Lista zgjedhore”, tha Kocijançiç.
Ajo gjithashtu, nga zyra e eurokomisarit për negociata për zgjerim Johanes Han, madje sot brifoi për takimin e djeshëm që politikani austriak në Bruksel e pati me nënkryeministrin e Maqedonisë për eurointegrime Arbër Ademi. Siç informojnë nga zyra e Han, ata të dy kanë biseduar për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, ku eurokomisari e ka konfirmuar rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Përzhinës, si dhe të Reformave urgjente prioritare që i ka përcaktuar KE-ja për Maqedoninë.