Referendumi për refugjatët në Hungari mund të vë në pikëpyetje kornizat ligjore në BE

Qeveria hungareze e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban në muajt e fundit është nën vëzhgimin e zyrtarëve evropianë për referendumin e diskutueshëm që do të mbahet të dielën më 2 tetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo do të përcaktojë nëse Hungaria do të pranojë “urdhërin” e BE-së për pranimin e refugjatëve në territorin e saj, dhe kështu mund të vë në pikëpyetje gjithë korrnizën ligjore të bashkëpunimit evropian.

“A doni që BE-ja të përcaktojë vendosje të detyrueshme të shtetasve jo-hungarez në Hungari, madje edhe pa pëlqimin e Parlamentit”, është pyetja të cilës do ti përgjigjen me “po” ose “jo” rreth dhjetë milionë hungarezë.

Hungaria më herët ka parashtruar ankesë kundër BE-së para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për shkak të planit të mëparshëm të Brukselit për shpërndarjen e 120.000 refugjatëve të cilët kanë kërkuar azil në vendet e BE.

Hungaria, e cila përmes referendumit kundërshton rregullat e BE-së, shumë analistëve ua kujton Brexit-in, aktin me të cilin Britania e Madhe u largua nga Unioni.

Pritet që pjesa më e madhe e popullsisë të përcaktohet për “jo”

Marta Pardavi, nënkryetare e Komitetit Hungarez të Helsinkit (HHC), e cila merret me të drejtat e njeriut, për AA theksoi se vet pyetja e referendumit është e “paqartë”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button