LSDM: 60 milionë euro të VMRO-së  do të konfiskohen  nëse vërtetohet se  janë  fituar me kriminalitet

“Me 60 milionë euro para të plaçkitur nga xhepat e qytetarëve të Maqedonisë, i akuzuari Gruevski dhe partia e tij  në pushtet, VMRO-DPMNE ka blerë pronën partiake në hapësirë prej  33.000 metra katrorë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja, sipas LSDM-së, duhet t’u shpjegojë qytetarëve mënyrën e fitimit të  pronës me vlerë prej 60 milionë eurosh.

“Nëse vërtetohet se kjo pronë është fituar nga sjellja kriminale, do të konfiskohet dhe të kthehet tek qytetarët. Për të pasur mundësinë që partia e të akuzuarit  Gruevski  të fitojë  pronë luksoze prej 60 milionë për 10 vjet nëpërmjet politikave shkatërruese i ka shtrydhur  parat nga qytetarët, duke e ngarkuar shtetin me borxhe, shtojnë nga LSDM.

Ata gjithashtu nënvizojnë se mbi 500.000 qytetarë të Maqedonisë  jetojnë nën vijën e varfërisë, ndërsa i “akuzuari” Gruevski udhëton me makinë Mercedes nga 600,000 euro  dhe siç thonë ata, gëzon pallatin e bardhë të VMRO-DPMNE-së me vlerë prej disa milionë eurosh.

“Standardi i jetesës është ngelur seriozisht pikërisht për shkak të vjedhjes së parave të popullit. Pas 11 dhjetorit  të gjitha paratë e vjedhura do të kthehen  qytetarëve, dhe të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe kanë abuzuar parat e qytetarëve, do të kenë përgjegjësi!”, përfundojnë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button