Turqi, në hetimet për kurdisje të provimit pranues vendim për arrestimin e 37 personave

Prokuroria në Ankara në kuadër të hetimit për rastin e parregullsive rreth provimit publik për pranim të nëpunësve shtetëror të Turqisë (KPSS) të kryer në vitin 2010, ka marrë vendim për arrestimin e 37 personave, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksionin në rajonin e disa qyteteve, në mesin e të cilave gjendet edhe Ankaraja, e ka ngritur Zyra për hetimin e krimeve kundër rendit kushtetues. Disa persona të dyshuar mbi të cilët ka të bëjë vendimi, janë arrestuar.

Hyrja në fuqi e vendimit të Qeverisë së Turqisë të miratuar në muajin gusht, ka pezulluar dhe shfuqizuar emërimin e nëpunësve të cilët në mënyrë të paligjshme kanë arritur deri te pyetjet ose përgjigjet.

Sipas vendimit të atëhershëm, emërimi i nëpunësve që është bërë sipas rezultateve të provimit KPSS nga 10 dhe 11 korrik të vitit 2016 mbetet në fuqi, përveç në pjesën për ata persona të cilët në mënyrë të paligjshme kanë arritur deri te pyetjet ose përgjigjet për testimin e lartpërmendur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button