Belgjikë, nis protesta e sindikatave në Bruksel

Sindikata të ndryshme të punonjësve në Belgjikë kanë nisur protestën kundër politikave për masat shtrënguese të qeverisë së qendrës së djathtë në kryeqytetin belg Bruksel, raporton anadolu Agency (AA).

Protestuesit të cilët kanë nisur të mblidhen përreth parkut botanik në qendër të Brukselit gjatë ditës do të mbajnë një marsh afro 4 kilometra drejt stacionit të trenit Midi.

Pritet që numri i protestuesve të arrijë në mijëra persona të cilët do të protestojnë ndaj politikave të masave shtrënguese të qeverisë së qendrës së djathtë në Belgjikë.

Gjithashtu tërheqin vëmendjen se për shkak të protestave janë marrë masa intensive të sigurisë në Bruksel ku dhe gjatë destinacionit ku do të mbahet marshi vërehen ekipet e policisë dhe mjetet e tyre.

Ndërsa në anën tejtër bëhet e ditur se grevat kanë ndikuar negativisht ndaj qarkullimit rrugor në Bruksel, ndërsa ka vonesa dhe anulime në shumë linja të metrosë, autobusëve dhe të tramvajit. Policia e Brukselit këshillon qytetarët që të lëvizin sidomos në qendër të qytetit pa mjete.

Protestat do të transmetohen direkt nga Anadolu Agency (AA) në ora 13:00 sipas kohës lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button