8 ushqime për një shëndet të mirë

Një dietë e ushqyeshme është thelbësore për të pasur një shëndet të mirë. Por shpesh na ndodh që t’i anashkalojmë disa ushqime të cilat nuk hyjnë në preferencat tona, shkruan albeu.com. Ja tetë pej tyre:

1. Lakra- është burim shumë i mirë i vitaminave dhe përbërja e saj lufton qelizat kancerogjene.

2. Thjerrezat- përmbajnë aminoacide, hekur, fibër, magnezium, potas dhe vitaminën B. Ato zvogëlojnë rrëzikun e sëmundjeve të zemrës dhe parandalojnë kancerin dhe gjithashtu forcojnë imunitetin.

3. Patatet e ëmbla- ato përmbajnë antioksidantë, vitaminën A, E dhe B6.

4. Compound Curcumin- gjendet në Shafran të Indisë. Është agjent anti-inflamator. Ndihmon në luftën kundër sëmundjeve të zemrës, sëmundjes së alzheimerit, artritin si dhe shumë sëmundje të tjera.

5. Mjalti- është më shumë se një ëmbëlzues. Është parë të ketë sukses në trajtimin e disa pezmatimeve, djegieve dhe ulçerave. Përmban përzierje që ndihmojnë në shërim, luftojnë bakteriet dhe zvogëlojnë inflamacionin.

6. Soja- zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ka sasi të lartë të proteinave dhe shumë pak yndyra të ngopura.

7. Avokado – edhe pse avokado është me sasi të lartë të yndyrës, ajo është e llojit gjysmë të ngopur, gjë që e bën shumë të mirë për zemrën. Përveç të tjerash, ka sasi të lartë të fibrës.

8. Fiq të tharë – përmbajnë shumë fibër dhe janë të pasur me vitaminën B, hekur, kalcium dhe potas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button