Angellovski ndaj Izraelit dhe Italisë sikur ndaj Shqipërisë

Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë Igor Angellovski sot e ka publikuar listën e futbollistëve për dz ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Italisë, për kualifikimet në KB Rusi 2018. Dy ndeshjet do të luhen në stadiumin “Arena Filipi i Dytë” në Shkup në fillim të muajit tetor.

Seleksionuesi e ka vërtetuar edhe një herë se në listë do të mbesin numri më I madh I futbollistëve që luajtën kundër Shqipërisë, ndërsa ftesë ka marrë edhe sulmuesi i ekipit turk Gazetepe që garon në Ligën e Dytë. Nga kampionati vendor në listë bëjnë pjesë pesë futbollistë, në mesin e të cilëve janë edhe shqiptarë Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi, gjithashtu edhe Leonard Zhuta i Rijekës së Kroacisë dhe Ezgjan Alioski i Shafhauzenit.

Mes tjerash në konferencë për media Angellovski e ka potencuar se nuk ka bërë ndryshime të mëdha dhe se për çdo rezultat përpos disfatës do të ishte i mirëseardhur.

“Pothuajse janë futbollistët e njëjtët që ishin në përballjen ndaj Shqipërisë. Ka një ndryshim te portierët ku ftesë ka marrë Martin Bogatinov i cili ka një përvojë të madhe dhe se prania e tij do të jetë me vlerë për ekipin. Ka edhe dy emra të “rinj”, Dushko Trajçevski dhe Adis Jahoviq që të kemi futbollistë të të gjitha profileve”, ka thënë Angellovski.

Grumbullimi i reprezentacionit do të jetë më 3 tetor në Shkup. Ndeshja ndaj Izraelit do të luhet me 6 tetor, ndërsa me Italinë me 9 nëntor, të dy ndeshjet luhen me fillim në ora 20:45. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button