Hashim Thaçi: Ekonomia është çelës për paqe e bashkëpunim në Ballkan

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i Asociacionit të Odave Evropiane të Ekonomisë dhe Industrisë, “Eurochambres”, Arnaldo Abruzzini, të përbërë edhe nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, si dhe nga kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh, me të cilët bisedoi për të arriturat në bashkëpunimin ekonomik rajonal.

Presidenti Thaçi u shpreh se ekonomia është çelës për paqen dhe bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

“Ka kaluar koha e nacionalizmit. Qytetarët duan paqe, zhvillim, mirëqenie”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërkaq, Sekretari Gjeneral i “Eurochambres”, Abruzzini, theksoi se bashkëpunimi rajonal është kyç për zhvillim dhe e përgëzoi presidentin Thaçi për të arriturat e Kosovës dhe rajonit në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit, transmeton Koha.net

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se institucionet shtetërore të Kosovës mbështesin nismat për bashkëpunim ekonomik rajonal dhe inkurajoi thellimin e këtij bashkëpunimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button