Kina po ndërton trenin me shpejtësi 500km/h

Kina po projekton ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të trenave, që mund të mbajnë pasagjerë, të udhëtojnë me një shpejtësi prej 500 kilometrash në orë, dhe janë të pajisur me rrota që mund t’i përshtaten pistave të ndryshme në botë.
Sipas një plani ambicioz të qeverisë që filloi këtë vit, vendi po ndërton një seri trenash që përdorin një sistem hibrid-shtytës i cili lejon shpejtësi të lartë, tha Jia Limin, një profesor në Universitetin e Beijing Jiaotong. Duke përdorur një rrjet mjaft të gjerë “Kina do të provojë eksperiencën e operimit me shpejtësi të lartë në relieve të ndryshme të botës dhe në kushte klimaterike ekstreme, që nga shkretëtirat në alpe”, tha Jia në një intervistë.

Aktualisht hekurudhat e trenave të shpejtësisë së lartë në Kinë mbulojnë 20,000 km, ose 60% e të gjithë rrjetit botëror të hekurudhave të trenave të shpejtësisë së lartë. Projekti i ri synon ta rrisë numrin në 30,000 km në vitin 2020 dhe 45,000km në 2030.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button