6 krehje plot stil, për në ambientin e punës por jo vetëm (FOTO)

ëse ambienti ku punon ka rregullore veshjeje, atëherë përveç rrobave, shpesh herë të ka konfuzuar edhe krehja që do të zgjedhësh për flokët. Nëse je duke u menduar se çfarë duhet të bësh me flokët, për t’u dukur sa e thjeshtë aq edhe moderne, atëhrë je në vendin e duhur.

Më poshtë do të shikosh gjashtë modele krehjesh, që do të të ndihmojnë të zgjidhësh një nga shumë problemet e përditshmërisë.

Bishti klasik

E thjeshtë dhe e shpejtë, për ditët që nuk ke aspak kohë për t’u marrë me flokët. Detaji që do të bëjë diferencën është një aksesor që duhet të zgjidhni, për të fshehur llastikën e flokëve.

Gërshet boho

Gërshetët në stilin boho, apo në modele të tjera, mbase nuk janë të përshtatshme për një ambient pune që ka kod veshjeje. Megjithatë gërsheti klasik francez dallon shumë. Është tepër elegant dhe mund të kombinohet me çdo stil veshjeje.

Topuz i çrregullt

Topuzi klasik tregon një stil të rreptë, por version i tij i lirshëm i referohet totalisht modernes.

Gërshet i fshehur

Mënyra më e thjeshtë për të bërë një gërshetë të duket serioze është t’ia fshehësh bishtin.

Chignon

Është modeli i flokëve që mund të realizohet në çdo orë të ditës, nga të gjitha femrat. Sidomos në rastet kur flokët nuk janë në ditët e tyre më të mira.

Një gërshet brenda bishtit

Një bisht klasik merr tërësisht pamje tjtër, kur brenda tij fsheh një gërshet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button