Ushtria turke bombardon pozicionet e PKK-së në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, gjatë sulmit ajror të djeshëm në rajonet veriore të Irakut, Hakurk dhe Gara, kanë neutralizuar 10 caqe të pozicioneve të organizatës terroriste PKK, si strehimore dhe depo të terroristëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet ushtarake, mësohet se Komanda e Forcave Ajrore ka realizuar sulme ajrore në rajonet veriore të Irakut.

Avionët kanë neutralizuar 10 pozicione të organizatës terroriste PKK, të përdorura si strehimore dhe depo të terroristëve.

Njoftohet se pas sulmit avionët në bazat e tyre janë kthyer në mënyrë të sigurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button