Musk shpjegon planin për planetin Mars

Biznesmeni amerikan Elon Musk ka bërë të ditur se dëshiron që në planetin Mars brenda dhjetë viteve të dërgojë persona në çmim prej 200 mijë dollarësh dhe të krijojë një zonë banimi të vetëmjaftueshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Pronari i prodhuesit të raketave dhe anijeve kozmike SpaceX dhe i kompanisë automobilistike Tesla Motors, Elon Musk, në fjalimin e tij në Konferencën e 67-të Ndërkombëtare të Udhëtimit Kozmik në qytetin Guadalajara të Meksikës, ka folur për “Projektin e Sistemit për Transport Ndërplanetar”.

Ai theksoi se brenda dhjetë viteve dëshiron të dërgojë njerëz në Mars dhe të themelojë një qytet të vetëmjaftueshëm në këtë planet për personat që do të paguajnë biletën me çmim prej 200 mijë dollarësh. Ai tha se në këtë drejtim është paraparë një investim prej dhjetë miliardë dollarësh, duke e shprehur nevojën e uljes së shpenzimeve duke përdorur “teknologji të reja” dhe “struktura inovative”.

– Karburanti i anijes kozmike, metani dhe oksigjeni

Duke treguar se në saje të anijeve kozmike BFR dhe BFS të kompanisë Space X njerëzimi do të mund ta hulumtojë “Planetin e Kuq”, Musk theksoi se këto mjete do të udhëtojnë me shpejtësi më të madhe se 100 mijë kilometra në orë, ndërsa temperatura e tyre do të kalojë mbi 1.650 gradë celsius. Musk vuri në pah se si karburantë në anijen kozmike do të përdoren metani dhe oksigjeni.

Musk njoftoi se një anije kozmike do të mund të transportojë 100-200 persona, duke shtuar më tej se për këtë ende janë duke vazhduar punët infrastrukturore.

Ndërkaq, Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) dhe zyrtarë të sektorit të aeronautikës, theksojnë se për suksesin e projektit është e rëndësishme të ketë bashkëpunim ndërkombëtar, duke filluar nga fusha e financave e deri te perspektiva teknologjike.

Ndërkohë, pas shpërthimit të raketës Falcon 9 të kompanisë SpaceX në sistemin e karburantit gjatë testimit para lançimit në fillim të shtatorit, kishte qenë i detyruar anulimi i udhëtimit kozmik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button