Presidenti Ivanov e priti ambasadorin grek Janakakis

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e priti shefin e Zyrës për lidhje të Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë, Dimitris Janakakis.

Ivanov, ashtu siç kumtoi kabineti i tij, ambasadorit Janakakis i ka dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në kryerjen e funksionit, njëherit duke shprehur bindje se me angazhimin e tij do të kontribuojë në përparimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes të dy vendeve.

Presidenti Ivanov e ka përshëndetur intensifimin e dialogut në nivel ministror dhe përpjekjet e të dy vendeve për përshpejtimin e procesit të implementimit të masave për ndërtimin e besimit.

“Është e domosdoshme t’i pasurojmë dhe të inkuadrojmë përmbajtje të re në bashkëpunimin bilateral, e cila pa mëdyshje ndihmon në krijimin e ambientit pozitiv. E njëjta ka të bëjë edhe me trendin pozitiv në dialogun politik të cilën në periudhën në vijim duhet ta mbajmë dhe pasurojmë në të gjitha nivelet”, ka theksuar Ivanov.

Në atë kontekst, presidenti i Maqedonisë e ka theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe harmonizimin dhe përparimin e kornizës juridike, si dhe nevojën për lidhje të mëtutjeshme infrastrukturore dhe energjetike, revitalizimin e rrjetit hekurudhor dhe hapjen e vendkalimeve të reja kufitare.

Të dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për projekte të mundshme, realizimi i të cilave përmes bashkëpunimit bilateral ose rajonal, do të ishin me interes të rajonit tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button