Media kroate shkruajnë për investimin në Dibër: Është investim rus

“Tportal”, medie kroate, ka zbuluar se investuesit kroatë në fshatin Gajre të Dibrës qëndrojnë vetëm në letrën e Regjistrit Qendrorë në Maqedoni, derisa paratë e vërteta janë investim rus, transmeton Portalb.

Në regjistrin e Maqedonisë si pronarë qëndrojnë Dashmir Abdija dhe Branimir Kojiq. I pari është pronarë i disa ëmbëltoreve në Mali Loshinj të Kroacisë, derisa tjetri është avokat lokal.

“Tportal” shkruan se hulumtimi i tyre ka filluar kur kanë pyetur për pronarët që janë paraqitur në letër. Aty thuhet se pronarët e vërtetë janë rusë.

“Investimi im dhe i Dashmirit janë të vogla, dhe shumë vështirë dikush mund të na thotë investues. Në kapitalin bazë pas rekapitalizimit do të marrim pjesë me përqindje më të vogël”, është deklaruar për median kroate avokati Kojiq.

Në hapjen e investimit në fshatin Gajre ishte i pranishëm krerë të BDI-së, ndërkaq institucionet nuk përmendën se paratë janë ruse, dhe jo kroate.

Në afërsi të fshatit Gajre të Dibrës është hapur fabrika për prodhimin e ujit të pijshëm të ambalazhuar “Maya” të kompanisë kroate Mali Loshinj. Investimi fillestar ishte 300.000 euro, ndërsa 7,7 milionë eurot e vlerësuara arritën në 14 milionë euro për 3,5 vjet, aq sa zgjati procesi i realizimit.

Fabrika është locuar pranë rrugës rajonale Ura e Boshkos – Burimi, pesë kilometra para fshatit të pastër ekologjik Gajre, ku ndodhet koncesioni.

Produktin e plotë në gjuhën kroate e gjeni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button