Google lanson aplikacionin e ri YouTube Go për shikim offline të videove

Google ka lansuar një aplikacion të ri të YouTube, i cili është i dizajnuar për të shikuar video edhe pa rrjet, të quajtur YouTube Go, transmeton koha.net.

Google ka thënë se ky aplikacion i ri do të lansohet gradualisht te më shumë njerëz gjatë muajve të ardhshëm.

Nga Google e kanë shpjeguar këtë aplikacion: “Youtube GO është një aplikacion i Youtube i ndërtuar tërësisht nga fillimi i cili sjell një gjeneratë krejt të re të shikimit të videove”.

“YouTube Go është ndërtuar për të punuar jashtë rrjetit apo edhe kur ka rrjet të dobët” thonë nga kjo kompani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button