Do të ketë gjykim të ri për ish kryeministrin Vlado Buçkovski

Gjykata Supreme i anuloi vendimet e Gjykatës Themelore Shkupi 1 të dhëna me 1 qershor të vitit 2013 dhe Gjykatës së Apelit të Shkupit nga 30 korriku i vitit 2014 dhe ka urdhëruar që procedura gjyqësore të nisë nga fillimi.

Bëhet fjalë për gjykimet kundër ish kryeministrit Vlado Buçkovski dhe ish shefit të Gjeneral Shtabit të ARM-së, Metodi Stamboliski, si dhe kundër disa personave të punësuar në ministrinë e mbrojtjes dhe drejtorit të MZT FOP. Lënda është kthyer nga fillimi, në Gjykatën Themelore Shkupi 1, që nënkupton se për rastin Pjesët e Tankeve do të ketë gjykim të tretë.

Vendimin e ka sjellë Këshilli Penal i Gjykatës Supreme prej tre anëtarësh, pasi që për këtë rast të vjetër ata kanë punuar sipas Ligjit të vjetër për procedurë penale. Sipas ligjit të ri për procedurë penale, këshillat në Gjykatën më të lartë numërojnë pesë gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button