Italia me referendum për ndryshime kushtetuese, “Po” dhe “Jo” janë shumë afër njëra-tjetrës

Qeveria italiane ka deklaruar se referendumi i cili do të sjellë ndryshime rrënjësore në rendin politik do të zhvillohet më 4 dhjetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë mënyrë është qartësuar dërgimi në referendum i ndryshimeve kushtetuese që kaluan nga parlamenti vitin e shkuar. Referendumi do të ketë si synim ndryshimet kushtetuese të cilat kanë një cilësi reforme në sistemin zgjedhor, ku Senatit pritet ti hiqen disa nga përgjegjësitë si dhe të ulet numri i përfaqësuesve të tyre.

Kryeministri italian, Matteo Renzi, e ka iniciuar këtë fushatë me moton: “Tani fillon përpjekja. Nuk ka më shans tjetër”. Ai do të fillojë këtë fushatë në terren nga qyteti i tij Firence ku pritet të zhvillojë edhe një miting me këtë rast më 29 shtator. Renzi i kushton shumë rëndësi kësaj reforme pasi e quan atë si më të madhen në karrierën e tij.

Renzi më parë kishte deklaruar se në rast se rezultati nuk del “Po” nga ky referendum ai do të jepte dorëheqjen, por më pas u tërhoq nga kjo deklaratë duke thënë se ishte një gabim personalizimi i tij.

Nga ana tjetër me përcaktimin e datës së referendumit partitë opozitare kanë filluar ta quajnë datën 4 dhjetor si “dita e shpëtimit nga Matteo Renzi”. Partia më e madhe opozitare, Lëvizja 5 Yjet (M5S) ka thënë se përcaktimi i kësaj date në mënyrë të njëanshme nga qeveria është i gabuar. Ndërsa Partia Lidhja e Veriut e ka quajtur këtë ditë si “dita e shpëtimit nga Matteo Renzi”.

Sipas sondazheve të fundit “Po” dhe “Jo” janë shumë afër njëra-tjetrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button