Lotaria Amerikane – Data zyrtare e aplikimit dhe rregullat e reja

Janë publikuar nga Ambasada Amerikane udhëzimet e reja për gjithë ata të intersuarit që do të aplikojnë për Lotarinë Amerikane. Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2017 do të fillojë të enjten, më 4 tetor 2016 në orën 12:00 mesditë, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 7 nëntor 2016, në orën 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5).

E njeta vlen edhe për Kosovë dhe Maqedoni.

Nëse doni të mos skualifikoheni që në fillim kini parasysh të mos përdorni fotot që i keni përdorur në aplikimet e shkuara dhe të mos dini në foto me syze.

Ambasada Amerikane njofton gjithë të interesuarit se Udhëzimet për Regjistrimet për Lotarinë DV­2018 janë publikuar. “Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV­ 2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht. Regjistrimet për DV­2018 fillojnë më 4 tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Ballkanit”­, njofton Ambasada.

Rregullat e Aplikimit

Për Lotarinë DV­2017, Përgatitja për Intervistë.

Jeni përzgjedhur? Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj. Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit.

Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata.

Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

https://albanian.macedonia.usembassy.gov/– Ambasada ne Shkup

http://photos.state.gov/libraries/albania/388734/documents/dv2018alb.pdf Ambasada ne Tirane

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button