Ja kush janë deputetët më të pasur shqiptarë

Open Data Albania ka shpallur sot listën e deputetëve më të pasur në Shqipëri për vitin 2015, në kategori të ndryshme.

Drejtoresha e ODA, Aranita Brahaj, ka postuar një përmbledhje të kësaj renditjeje për pasuritë e deputetëve shqiptarë, ku vihet re që më i pasuri është Tom Doshi, ndërsa Kryeministri Rama kryeson për të ardhurat nga të drejtat e autorit.

Deputet të renditur sipas Pasurisë:

• Deputeti më i paguar për punë si deputet dhe të tjera angazhime profesionale, gjatë vitit 2015 rezulton zoti Anastas Angjeli.

• Bonusin me të lartë e ka deklaruar deputeti Alban Zeneli, i cili ka përfituar 3.2 milion lekë me VKM si pagesë për shpenzime për mjekim.

• Të ardhurat nga interesa nga depozita bankare, letra me vlerë dhe obligacione kryeson Ben Blushi të ardhura nga obligacione në vlerën 2 437 986 lekë.

• Deputeti që ka përfituar më shumë të ardhura nga Qiratë është Astrit Veliaj me 25.7 milionë lekë.

• Të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje rezulton deputeti Tom Doshi në krye të listës me njëqind e njëmbëdhjetë milionë lekë të ardhura nga bizneset.

• Publikimet dhe e Drejta e Autorit, Edi Rama kryeson listën e kësaj kategorie me 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë, të ardhura nga krijimtaria e tij artistike shitur dhe arkëtuar në vitin 2015. Kjo vlerë është përfituar nga shitja e librit “Kurban” gjatë këtij viti, si dhe nga shitje të veprave artistike skica dhe piktura.

• Familja Angjeli kryeson në renditjen sipas kategorisë të ardhura nga persona të familjes së deputetit, pasuar nga familja Berisha, familja Ruci dhe familja Dokle.

• Zonja Angjeli kryeson edhe listën e bashkëshortëve më të paguar në 2015.

• Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë, kryeson zoti Omer Mamo, deputet i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet kryeson renditjen për këtë kategori.

• Në përfundim duke përllogaritur të ardhura totale të deklaratës së secilit deputet, ku përfshihen të gjitha kategoritë e sipër shënuara e njëkohësisht të ardhurat e personave të familjes në detyrim për deklarim, rezulton që renditjen e kryeson zoti Tom Doshi pasuar nga zoti Anasatas Angjeli dhe zoti Sali Berisha.

Zbuloni renditjen sipas kategorive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button